Madje edhe njerëzit më të mençur nganjëherë bëjnë veprime shumë të marra, gjë që është shumë befasuese dhe zhgënjyese, sepse, megjithatë, fjala është për njerëzit e mençur. Vetëbesimi i tepruar dhe dëshira për t’u dëshmuar shpesh mund të jenë fatale.
Vdekja për shkak të rrezatimit
Kur Wilhelm Röntgen zbuloi rrezet e rëntgenit, më 1895, lajmi shumë shpejt e mori dhenë. Atëherë 30-vjeçarja Elizabeth Fleischmann-Aschheim vendosi të mësonte sa më shumë për radiografinë. Edhe pse kurrë nuk e kishte përfunduar shkollën e mesme, u bë shumë e shkathtë në radiografi për vetëm një vit, gjë që në Kaliforni hapi laboratorin e parë të radiografisë.
Elizabeth shpesh bënte eksperimente të shumta me rrezet e rëntgenit, edhe pse ishin të njohura rreziqet nga rrezatimi afatgjatë, Elizabeth refuzonte të barte pajisjet mbrojtëse, sepse konsideronte se ashtu do t’i frikësonte pacientët. Kokëfortësinë e saj e pagoi me jetë – vdiq në moshën 46-vjeçare nga pasojat e rrezatimit.
Është zbuluar sekreti i shefit të shërbimit sekret
Edhe pse puna e David Petraeus -it, drejtor i paradokohshëm i CIA-s, ishte fshehja e të dhënave dhe informacioneve sekrete, dështoi të fshihte disa pjesë të jetës së tij private, të cilat në fund i kushtuan me dorëheqje.
Në të vërtetë, Petraeus ka pasur aferën me Paula Broadwellin, biografen e tij zyrtare, ndërkaq çifti ka bërë gabimin më të madh. Të dytë ishin të martuar, andaj hapën Gmailin e përbashkët në llogari në mënyrë që t’i shmangnin dërgimin e porosive me e-mail. Problemet filluan kur Broadwell nga e njëjta llogari filloi ta terrorizonte një grua tjetër për të cilën dyshonte që ia kishte vënë syrin Petraeuesit. Gruaja terrorizimin e kishte paraqitur te mik në FBI, pas së cilës filloi hetimi i cili zbuloi aferën e drejtorit të CIA-s.
Me gënjeshtra deri te “suksesi”
Me vetëm 25 vjeç Stephen Glass arriti të bëhet redaktor në gazetën “New Republic”. Në qarqet e gazetarëve në Amerikë gëzonte famën si ‘wunderkind’, andaj kishte para karrierën shumë premtuese. Mirëpo, shpejt doli që shumica e teksteve të tij ishin të sajuara.
E gjitha u zbulua pasi u konstatua që një kompani për të cilën Glass kishte shkruar nuk ekzistonte, andaj ishte iniciuar hetimi. U zbulua që 41 artikuj ishin plotësisht të sajuar. Karriera e Gllassit prej gazetari shumë shpejt përfundoi, ndërkaq disa mediume e përshkruan “veprimin” e tij si “mashtrimi më i madh në gazetarinë moderne”. /NGJYRA.COM/