Një statujë thumbuese kushtuar bankierëve

Në sheshin Piazze Affari, në Milano të Italisë, gjendet selia e bursës italiane – ndërsa fare pranë saj, qëndron një statujë mermeri që tregon gishtin e mesëm – një porosi që duket sikur iu drejtohet bankierëve dhe drejtorëve të korporatave të mëdha.

Statuja është pagëzuar me emrin L.O.V.E, që është akronim i fjalëve; Libertà, Odio, Vendetta, Eternità (liri, urrejtje, hakmarrje dhe përjetësi), ndërsa ajo është punuar në vitin 2010 nga artisti kontravers Italian, Maurizio Cattelan– që njihet për veprat e tij provokuese.

statuja milan 0007

Kjo statujë 11 metërshe duhej të qendronte në këtë shesh vetëm disa javë – mirëpo pushteti i qytetit ka vendosur që ajo të mbetet aty për një kohë të pacaktuar.

Edhe pse Cattelan asnjëherë nuk e kishte shpjeguar kuptimin e kësaj statuje, shumëkush mendon se ajo ka të bëjë me krizën ekonomike që ka goditur Evropën, e sidomos Italinë, që nga viti 2008 – krizë për të cilën më se shumti akuzohen bankierët.

Piazza Affari ndodhet në lagjen e bizneseve në Milano, e cila definitivisht nuk është destinacion turistik – mirëpo, në vitet e fundit, shumë turistë nga pjesë të ndryshme të botës vizitojnë këtë pjesë të qytetit për t’u fotografuar me këtë statujë – madje edhe për t’ua treguar vetë ata gishtin e mësem bankierëve. /NGJYRA.COM/

statuja milan 0006 statuja milan 0004 statuja milan 0005 statuja milan 0001 statuja milan 0003

 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply