Nëse jeni në kërkim të një shtëpie të mahnitshme dhe e keni xhepin plot para, atëherë po ua prezantojmë rezidencën në Malibu të Kalifornisë, buzë Paqësorit.
Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 2010, ndërsa tash ka arritur vlerën e tregut mbi 20 milionë dollarë – kuptohet dhe për shkak të vendit ku është ndërtuar.
Shtëpia dominohet nga arkitektura italiane, qoftë në eksterier, të punuar në tërësi nga guri, qoftë në interier modern, që dallon në secilën hapësirë të saj.
Shtëpia ka 2.500 metra katror, ndërsa secila dhomë e saj ka dritare të mëdha dhe dalje në tarracë prej nga mund të shihet peizazhi i mahnitshëm i Oqeanit Paqësor. /NGJYRA.COM/