Arkitektët e studios projektuese 314 kanë arritur të dizajnojnë një shtëpi ëndrrash me sipërfaqe rreth 1000m2 në një ngastër toke prej 7000m2.
Kjo shtëpi e ndërtuar në Athinë të Greqisë është realizuar sipas kërkesës së pronarit të saj, i cili është i dashuruar në botën ujore.
Ai ka kërkuar një shtëpi që rri pezull mbi ujë dhe që duket si një varkë me vela dhe e lëmuar si një jaht.
Dizajni bioklimatik i banimit, ndjenja e ftohjes së shtëpisë përmes kontaktit me ujin dhe, përdorimi i diellit dhe energjisë gjeotermike – janë gërshetuar për mrekulli brenda një dizajni mjaft dinamik dhe modern, por edhe eko-miqësor. /NGJYRA.COM/