E ideuar si një shtëpi vikendi spektakolare për një çift të ri bashkëshortor, vila Punta La Casa në Meksikë dallon shumë nga stereotipat tradicionale të rregullimit të interierit – ndërsa për pamjen e saj është përkujdesur studioja arkitektonike Elias Rizo Arquitectos.
Ekipi projektues ka bashkëpunuar ngushtë me pronarët e kësaj vile super-luksoze – për të krijuar kështu një hapësirë banuese që dëshmon veçantinë e pronarëve të saj.
Shtëpia është ndërtuar në Punta Mita të Meksikës, vetëm disa hapa larg plazhit dhe oqeanit, ndërsa përfaqëson më se miri luksin bashkëkohor të rrethuar me natyrën e virgjër.
Kjo shtëpi vikendi ka vërtetë shumë hapësirë për të jetuar në të vetëm dy persona – por, i gjithë projekti është i ndarë në tri pjesë, tematik, qëllimor dhe të veçantë. /NGJYRA.COM/