Shtëpia të cilën po ua prezantojmë sot kombinon linjat delikate të projektimit me detaje të mrekullueshme moderne.
Kjo shtëpi, që gjendet në Melburn të Australisë – e projektuar nga arkitekti Robert Simeoni – është e rrethuar me një kopsht të vogël e të bukur, ndërsa ofron momente unike të qetësisë.
Qëndrimi ditor dhe tryezaria janë të ndara nga oborri nëpërmjet dyerve rrëshqitëse transparente dhe dritaret e mëdha gjerë në plafon.
Interieri është i freskët dhe i ndritshëm, ndërsa posedon elemente të mrekullueshme të dekorit, si pikturat, foto-kolazhet, oxhakun si dhe mobiliet moderne.
E tërë kjo është arritur falë punës unike të arkitektit australian Simeoni, i cili është edhe fitues i çmimeve prestigjioze arkitektonike. /NGJYRA.COM/