Në Truckee të Kalifornisë, në SHBA, kompania “Kelly & Stone Architects” ka realizuar ndërimin e një shtëpie të mahnitshme që inkorporohet për mrekulli me ambientin që e rrethon.
Shtëpia është komode, ndërsa eksterieri i saj dominohet nga kombinimi i bukur i gurit dhe drurit, me ca shtesa metalike. Pullazi i shtëpisë ndërkaq, duket si një shtesë organike me linja interesante gjeometrike.
Shtëpia në përgjithësi është një kombinim i tradicionales dhe modernes, ndërsa brendia e saj, interieri, përshkohet nga një dizajn i mahnitshëm.
Linjat moderne janë inkorporuar për mrekulli me elementet tradicionale, sidomos mobiliet, tavani i lustruar dhe muret prej guri. /NGJYRA.COM/