E ndërtuar në Beverly Hills të Los Angelesit, kjo shtëpi duket si pjesë e ndonjë përralle. Shtëpia ka një kopsht të rregulluar me shije, me disa nivele, ndërkaq peizazhi që e rrethon është vërtetë mahnitës.
Natyra e kësaj zone ishte ajo që ka diktuar punën e ndërtuesit Richard Papalian, dizajnerit Michael Palumbo dhe arkitektit Marc Whipple. Kështu, ata realizuan këtë objekt që flet njëzëri me ambientin që e rrethon.
Shtëpia ka insolim të mjaftueshëm, pasi që një pjesë e madhe e saj përshkohet nga qelqi, ndërkaq lidhshmëria në mes të hapësirave brenda saj është po ashtu mbresëlënëse.
Interieri i shtëpisë është tejet modern, që fillon me qëndrim ditor të hapur, por dhe plot hapësira intime. Ndërkaq, krahas kopshtit të bukur dhe peizazhit mahnitës, shtëpia posedon dhe një pishinë unikate për relaks.
Për më shumë, shikoni fotot në vijim – që mund t’ju kthejnë në kujtesë dhe serialin e famshëm, “Beverly Hills”. /NGJYRA.COM/