Shtëpia të cilën po ua prezantojmë sot është dëshmia më e mirë sesi arkitektët kanë arritur të kapin personalitetin e pronarit – të cilin e kanë inkorporuar brenda projektit të ndërtuar.
Arkitektët e studios projektuese, “IDIN”, kanë projektuar këtë shtëpi shumë moderne në Nakhon Ratchasima të Tajlandës, sipas kërkesës së pronarit – që kishte kërkuar dinamikë dhe pamje në natyrë.
Ai kishte kërkuar një shtëpi për aventurier – pasi që është person i dhënë pas udhëtimeve në natyrë dhe biznesit njëkohësisht.
Personaliteti i pronarit identifikohet me pamjen e jashtme të shtëpisë, ndërsa kësaj i ndihmon edhe ambienti i egër ku është ndërtuar ajo.
Hapësira e brendshme duket më relaksuese – ndërsa ofron komoditet.
Mobilet janë përzgjedhur me kujdes, deri në detajin më të vogël.
Përkundër faktit se brendia është e tipit minimalist – këtu bëhet fjalë për një shtëpi që ofron ngrohtësinë dhe bukurinë e të jetuarit. /NGJYRA.COM/