Kompania arkitektonike Japoneze ‘Fujiwara Muro’, kohët e fundit ka realizuar shtëpi për një familje në Muko të Japonisë.
Karakteristikë e kësaj shtëpie është forma e saj e pazakontë, që lejon depërtimin e dritës në çdo kohë dhe gjatë çdo stine – por në mënyrë të kontrolluar.
Shtëpia përmban të gjitha funksionet në një hapësirë të vetme, të shpërndara nëpër nivele të ndryshme.
Ky sistem synon të japë homogjenitet dhe dinamizëm ndërtimit, me formë ekscentrike. /NGJYRA.COM/