Kjo shtëpi e bukur prej gurit gjendet në Chamoson të Zvicrës, ndërsa arkitektët nga kompania “Savioz Fabrizzi Architecte” kanë arritur ta plotësojnë dhe forcojnë atë me ndihmën e betonit.
Shtëpia përshtatet për mrekulli me natyrën shkëmbore ku është ndërtuar – ndërsa gjatë renovimit asaj u janë shtuar dritaret e mëdha – që sigurojnë ndriçim të mjaftueshëm në dhomat e vogla.
Brendia është lënë qëllimisht fare e thjeshtë – ndërsa ngjyra gri e gurëve dhe betonit gërshetohet me atë ngjyrë portokalli të vendosur në kuzhinë.
Pronarët e kësaj shtëpie nuk duhet të brengosen për energjinë e konsumuar elektrike, pasi që në pullazin e saj janë vendosur 23 metra katrorë të pllakave solare, që krahas rrymës sigurojnë edhe ujë të ngrohtë më bollëk. /NGJYRA.COM/
Kështu ishte dikur!