Kjo shtëpi me tekstura brilante – që quhet “X11 Residence” – është ndërtuar në Londrina të Brazilit, ndërsa është vepër e kompanisë “Spagnuolo Architecture”.
Forma L e kësaj residence, pos që ka krijuar një hapësirë intime drejt oborrit dhe pishinës – ajo po ashtu është shfrytëzuar për mrekulli për sistemin ekologjik të ftohjes dhe ngrohjes.
Orientimi i shtëpisë dhe dizajni i mençur, kanë bërë që shtëpia të jetë e freskët edhe në ditët më të ngrohta – ndërsa përdorimi i murëve prej guri dhe betoni sjellin një strukturë të brendshme intime.
Krahas eksterierit të mahnitshëm, kjo shtëpi është gati e përkryer edhe sa i përket interierit – ku kemi një gërshëtim të mrekullueshëm të modernës dhe tradicionales.
Shtëpia ka ndriçim të bollshëm, ndërsa forma L e saj ofron një interaksion të përkryer në mes të hapësirave të brendshme dhe atyre të jashtme. /NGJYRA.COM/