Ëndrra e çdo fëmije është që të ketë një shtëpi në mes të pyllit dhe për ta plotësuar këtë ëndërr kurrë nuk është vonë. Arkitektët sot projektojnë shtëpi fantastike për klientët e tyre, siç është rasti i kësaj shtëpie të konceptuar nga arkitekti gjerman Andreas Wenning.
Kjo shtëpi moderne është e vendosur në një pyll në Limburg të Belgjikës dhe përbëhet nga dy eko-kabina të mëdha prej druri – të cilat janë të lidhura me tarraca dhe shkallët e jashtme.
Kabinat janë të vendosura në niveletë ndryshme – ku njëra prej tyre shërben për qëndrim ditor, kurse në kabinën tjetër është e vendosur kuzhina.
Kjo shtëpi ka sistem të ngrohjes që shpenzon minimalisht energjinë dhe ofron një ambient të ngrohtë brenda saj.
Wenning ndërkaq, premton projekte të tjera të mrekullueshme e interesante tështëpive ekologjike, që do të ngërthejnë brenda tyre dhe dhoma relaksi me sauna. /NGJYRA.COM/