Me një ambient të jashtëm joshës për pushime, shtëpia ‘Agua House’ – e projektuar nga ‘Barrionuevo Sierchuk Arquitectas’ – konsiderohet si një nga shtëpitë më moderne në rrethinën e Buenos Airesit.
Sipas arkitektëve, shtëpia ka një sipërfaqe totale prej 450 metrash katrorë dhe është ndërtuar për një çift pa fëmijë.
Në përdhese janë vendosur hapësirat sociale – si qëndrimi ditor kuzhina e tryezaria, përderisa në katin e sipërm janë vendosur dhomat e gjumit.
Përdhesa është tërësisht e hapur, me dritare rrëshqitëse, të cilat mundësojnë lidhje me ambientin e jashtëm, ndërsa inkorporimi i gurit dhe drurit në interier, shtëpisë i jep frymë moderne dhe luksoze njëkohësisht. /NGJYRA.COM/