Shtëpinë që po ua prezantojmë sot është e projektuar për një çift në pension, në Big Sur të Kalifornisë, ku peizazhi dominohet nga gjelbërimi në njërën anë, dhe bregdeti i Oqeanit Paqësor në anën tjetër.
Një shkëmb masiv lidh strukturën e shtëpisë me terrenin e pjerrtë, i cili është në kontrast me elementet e çelikut dhe të qelqit që janë përdorur për ndërtimin e kësaj shtëpie.
Dritaret e mëdha i mundësojnë shtëpisë ventilim natyror dhe lidhje të drejtpërdrejtë me ambientin e jashtëm.
Një faktor i madh që është marrë në konsideratë është përdorimi i sistemit të ngrohjes solare me një kapacitet prej 4.4 kW që redukton shpenzimet e energjisë deri në 90 %.
Ngjyrat e ngrohta janë zgjedhur që të kompletojnë interierin e shtëpisë, ndërkaq si pjesë dekorative kanë përdorur disa koleksione arti të pronarëve dhe disa punime artistike antike. /NGJYRA.COM/