Kompania arkitektonike, Tamizo Architects , ka rregulluar në mënyrë minimaliste por të përkryer një shtëpi në Poloni – ku thjeshtësia dhe funksionaliteti janë vënë në plan të parë.
Falë kombinimit të ngjyrave bardhë e zi, interieri i shtëpisë është shumë elegant dhe bashkëkohor, ndërkaq, e gjithë hapësira përshkohet nga thjeshtësia moderne, funksionale dhe e rehatshme.
Kësaj pamjeje i kontribuon kontrasti që krijojnë mobiliet moderne – që potencojnë linjat e pastra dhe të thjeshta të interierit të shtëpisë.
Edhe banja është në një trend me hapësirat të tjera – e rregulluar në mënyrë mininaliste – me tematikë të njëjte me pjesët të tjera të interierit. /NGJYRA.COM/