Falë detajeve, mobileve, por edhe ndriçimit, e tërë shtëpia, qoftë pjesa e brendshme apo e jashtme e saj, janë një përzierje e modernes dhe tradicionales.
Shtëpia që do t’ua prezantojmë në vijim është përzgjedhur nga Flodeau, si një shtëpi e rregulluar me stil dhe me shije.
Materiali kryesor i përdorur nga dizajnerët është druri – gjë që i jep gjithë hapësirës dimensionin e rehatisë dhe ngrohtësisë.
Falë ngjyrave dhe elementeve të drurit, në disa momente, brenda kësaj shtëpie mund të ndjeni një atmosferë nostalgjie.
Përkundër faktit se ndeshemi me një hapësirë të kufizuar – mund të thuhet se kjo shtëpi është shumë e rehatshme për jetë. /NGJYRA.COM/