Një prej atraksioneve kryesore të qytetit japonez Fukuoka është kjo ndërtesë e fondacionit ACROS, e përuruar në vitin 1995, që sot konsiderohet si një shembull i përkryer i gërshëtimit të konceptit arkitekturë-ambient, që ndryshe njihet me emrin eko-arkitekturë.
Ajo çka e bën këtë ndërtesë të jetë e qëndrueshme dhe unikate, është dizajni i interierit, ku dominon një atrium kolosal, i cili e mbushë hapësirën e brendshme përplot me dritë, duke kursyer kështu shpenzimin e energjisë elektrike.
Një karakteristikë dalluese e kësaj godine është dizajni i drenazhit të ujërave që ngjason atë të një bjeshke. Kjo metodë mundëson rrjedhën e ujit nga pika më e lartë e godinës drejt hapësirave të mbushura me vegjitacion. /NGJYRA.COM/