Shtëpia që do t’ua prezantojmë në vijim është një shtëpi bashkëkohore në Melburn të Australisë. Ajo është një shtëpi e rinovuar të cilës i është shtuar një kat në anën e pasme – si dhe është ridizajnuar interieri i saj.
Zgjatja e hapësirës konzollë është bërë nga konstruksioni i drurit, ndërsa muret ballore përbëhen nga dritaret e mëdha prej qelqit transparent, të cilat krijojnë një marrëdhënie të ngushtë mes hapësirës së jashtme dhe asaj të brendshme.
Dizajni modern dhe inovativ, me hapësira të hapura, jep ndjenjën e izolimit dhe të privatësisë karshi fqinjëve, dhe kjo falë punës së byrosë projektuese së Matt Gibson-it.
Tarraca e hapur që e lidhë hapësirën e brendshme me atë të jashtme i jep një pamje dinamike shtëpisë, përderisa ngjyrat dhe materialet e përdorura qëllimisht nuk janë të theksuara, në mënyrë që të mos i bëjnë konkurrencë kopshtit të jashtëm, mobilimit, si dhe artit kreativ te banorëve. /NGJYRA.COM/