E ndërtuar në një vend me vegjetacion të dendur, në Naucalpan të Meksikës, “Foleja Quetzalcoatl” është një strukturë fantastike në formë të gjarprit – që ngërthen brenda vetes 10 apartamente, me sipërfaqe prej 5,000 m2.
I dizajnuar nga arkitekti i njohur meksikan, Javier Senosiain, ky objekt i takon “arkitekturës organike”, që inspirohet nga natyra dhe ka ndikim minimal mbi ambientin.
Projektimi në një vend përplot shpella, kodra dhe pyje, ishte një sfidë por dhe inspirim për Senosiainin – i cili, hyrjen e një shpelle e ka parë si gojën e gjarprit me pupla, Quetzalcoatl, që paraqet hyjninë nga kultura antike e Amerikës së Mesme.
Sipas mitit, Quetzalcoatl dhe një hero mitik prej të cilit kanë prejardhjen shumica e banorëve të Amerikës së Mesme.
Përkundër strukturës gjigante në formë të gjarprit, që ka zënë vend në këtë lokacion, relievi dhe vegjitacioni kanë mbetur pothuajse të paprekur. /NGJYRA.COM/