Joe Harmon, një inxhinier industrial dhe mjeshtër druri, ka kaluar pesë vjet të jetës së tij duke e ndërtuar një makinë mahnitëse nga druri – me emër punues Splinter – e cila është plotësisht funksionale.
Harmon e kishte filluar projektin e tij tetë vjet më parë, si student i Universitetit Shtetëtor të Karolinës Veriore. Atij iu nevojitën pesë vjet për ta realizuar atë – pasi që kishte pauzuar pak kohë, pas përfundimit të fakultetit.
Për këtë projekt, Harmon ishte inspiruar nga një aeroplan i Luftës II Botërore, i quajtur de Havilland Mosquito, atëbotë aeroplani më i shpejtë me pistona, pothuajse i tëri nga druri.
Projekti kishte për qëllim të tregonte mundësinë e përdorimit të gjerë të drurit – pasi që, sipas Harmonit, në raport me peshën vetjake, druri ka forcë më të madhe se çeliku apo alumini.
Rrotat e kësaj makine janë të ndërtuara nga tri lloje të drurit, ndërsa i gjithë konstruksioni i saj është i punuar nga lisi, arra dhe qershia.
Motori i makinës ndërkaq, që është pothuajse pjesa e vetme metalike në këtë makinë, është storje në vete, ka 650 kuaj fuqi – ndërsa posedon marshin me gjashtë shpejtësi.
Makina e Harmonit nuk është vozitur shumë, sepse fillimisht, ai dëshiron ta prezantojë atë nëpër panairet e makinave në botë.
Harmon paralajmëron së shpejti një projekt tjetër interesant, por nuk dëshiron të zbulojë më shumë detaje – por gjithsesi do të jetë diçka ndryshe nga makina. /NGJYRA.COM/