Një lagje e tërë e shndërruar në kanavacë

Një grup artistësh gjermanë, në krye me drejtorin Enrike Gomes, ka ideuar një projekt të ngjyrosjes së Las Palmitasit, një lagjeje të qytetit Pachuka të Meksikës. Për të realizuar këtë projekt ata kanë shpenzuar 20.000 litra ngjyrë, ndërsa kanë ngjyrosur 1.500 m2 të mureve të shtëpive të mbi 400 familjeve.

Ky projekt kishte për qëllim të bashkonte dhe aktivizonte komunitetin si dhe të rehabilitonte këtë zonë të varfër të qytetit.

Palmitas2

Grupi i artistëve, i quajtur “Germen Nuevo”, në bashkëpunim me autoritetet lokale, me anë të këtij projekti synojnë t’i sjellin kolorit dhe gëzim kësaj lagjeje që konsiderohej si një prej zonave më depresive të vendit – si dhe të dëshmonte se arti ka ndikim pozitiv brenda shoqërisë. /NGJYRA.COM/ 

Palmitas7 Palmitas5 Palmitas1 Palmitas3

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply