Dëshironi të përjetoni një aventurë të paharrueshme turistike, në natyrën e virgjër dhe mes kafshëve të egra – atëherë, kompleksi i shtëpizave, Sarova Salt Lick Lodge, në Keninë Perëndimore, është vend ideal për ju.
Ky eko-kompleks turistik është ndërtuar mes kullosave të egra, ku speciet e ndryshme të kafshëve ushqehen dhe shuajnë etjen e tyre.
Këto shtëpiza janë të ngritura mbi tokë, ndërsa kanë terraca të mëdha – që ju mundësojnë t’i observoni kafshët e egra, derisa ushqehen dhe gjuajnë në kullosat e pafundme, apo dhe shuajnë etjen në puset e afërta.
Po ashtu, brenda këtij kompleksi ekzistojnë pasazhe nëntokësore që çojnë drejt bunkerëve të kamufluar – prej të cilëve mund t’i observoni speciet ekzotike të kafshëve.
Salt Lick Lodgeështë pjesë e një rezervati më të madh ku jetojnë kafshët e rrezikuara, si gjirafat, elefantët apo bufalotë – të cilat mund t’i vështroni edhe nga makinat e terrenit.
Restorani dhe bar-kafeja ndodhen në pikën më të lartë të kompleksit të shtëpizave – që posedon 96 dhoma, ndërsa ofron një përjetim të papërsëritshëm për turistët. /NGJYRA.COM/