Një artist rëndom realizon pikturat apo vizatimet e tij në një kanavace të pastër. Së paku kështu veprojnë shumica syrësh, por, jo dhe Ed Fairburn. Ky artist anglez realizon portrete të mahnitshme mbi hartat e vjetra, të llojeve të ndryshme.
Topografia e lumenjve apo ajo e rrugëve, në porteretet e artistit Fairburn, shërbejnë si kufizim i fytyrës apo dhe për rrudhat e lëkurës.
Mund të mendoni se një krijim i tillë është një vepër mishmash, por gaboheni – sepse, në portretet e Edit ka shumë aq shumë jetë dhe thellësi artistike.
Skicat e tij gjeografike, respektivisht hartat, janë ato që shpërfaqin lokacionet e ndryshme, që nga SHBA-të deri në Australi. Mirëpo, Fairburn thekson se për të nuk kanë rëndësi lokacionet që pasqyrohen në harta – por, më shumë pamja estetike e tyre.
Se çfarë është në gjendje të krijojë ky artist, mund të shihni në fotogalerinë që ua sjellim në vijim. /NGJYRA.COM/