Shtëpia që po ua prezantojmë sot është një rezidencë moderne, me sipërfaqe të shfrytëzueshme prej 500 metrash katrorë, e renovuar nga studioja projektuese gjermano-spanjolle YLAB Arquitectos, në Cerdanyola del Valles të Spanjës.
Qëllimi i këtij renovimi ishte që nga një shtëpi me forma klasike të krijohet një shtepi moderne, me hapësira të mëdha, që ju mundësojnë banorëve të kenë vizura në hapësirat e jashtme.
Që të arrihej ky qëllim, arkitektët duhej të bënin ndryshime të mëdha, duke rritur volumin e shtëpisë, duke intervenuar në fasada, dhe duke vendosur dritare të mëdha me korniza nga druri, të cilat mundësojnë lidhjen e drejtpërdrejtë me ambientet e jashtme.
Ndërkaq, përdorimi i drurit dhe mermerit në hapësirat e interierit, si dhe përzgjedhja e mobilieve elegante, e bëjnë shtëpinë shumë të veçantë dhe të ngrohtë njëkohësisht.
Oborri është zbukuruar me bimë të ndryshme dhe shtigjet që lidhen me hapësirën e bukur të pishinës. /NGJYRA.COM/