Jo shumë njerëz pëlqejnë t’i hapin sytë derisa gjenden në vorbullën e valëve të fuqishme të detit. Edhe më i vogël është numri i atyre që janë të gatshëm të fotografojnë pamjet që krijohen në ato momente – sepse, mendimi i parë që ju bie ndërmend, është dalja sa më e shpejtë mbi sipërfaqen e ujit.
Fatmirësisht, ka dhe trima që kanë guxim të bëjnë një gjë të tillë. Njëri prej tyre është fotografi Mark Tipple, që ka fituar famën botërore duke realizuar fotografi të mahnitshme dhe unikate të ballafaqimit të njerëzve me valët e detit.
Shikojeni në vijim disa fotografi të përzgjedhura nga galeria e tij, e titulluar, “Projekti nënujor”. /NGJYRA.COM/