Ky kamion-shtëpi që nga jashtë duket shumë i rëndomtë, ka hapësirë të mjaftueshme për të jetuar rehatshëm dhe për të udhëtuar prej një vendi në një vend tjetër, madje edhe me stil.
Gjatë udhëtimit, shtëpia është kompakte dhe komode për pronarët Jola dhe Justin dhe birin e tyre Piko. Por, kjo në të vërtetë nuk është një shtëpi e zakonshme e lëvizshme, meqë ajo shndërrohet në një kështjellë të gjerë, e cila është krijimtari e imagjinatës fantastike.
Kamioni, i paraqitur në kanalin e YouTube, “Living In A Big Tiny House”, që ligjërisht mund të qarkullojë në komunikacion, ka furnizim të pavarur të energjisë.
Ai e ngrohë ujin me anë të një sistemi të kombinuar të paneleve diellore në çati, zjarrit të kaminit dhe atij të gazit, ndërsa ujin e shiut nga çatia e mbledhë në një rezervuar uji nën-kamion.
Kjo shtëpi e vogël e ka të ngjitur edhe një bar. Në aspektin inxhinierik dhe të krijimtarisë kjo është me të vërtetë mahnitëse! /NGJYRA.COM/