Në Prishtinë është vënë gurthemeli për ndërtimin e Spitalit Pediatrik-Kirurgjik, një projekt me vlerë prej 22 milionë eurosh, i financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.Ky është investimi më i madh pas luftës në sektorin e shëndetësisë, në bazë të marrëveshjes së arritur nga Presidentja Atifete Jahjaga, vitin e kaluar në Abu Dhabi.Jahjaga tha se ky do të jetë spitali më i përparuar në rajon.