Gati sa nuk ekziston diçka tjetër në botë që kinezët do të pëlqenin më shumë sesa ndërtesat e larta dhe të bukura. Duke e marrë parasysh këtë fakt, Komiteti Ndërkombëtar i Këmbimit për Ndërtesat e Larta (CITAB) dhe Këshilli i Ndërtesave të Larta dhe Mjedis Urban (CTBUH) kanë vendosur të zgjedhin dhe nderojnë me çmime – rrokaqiejt më të mahnitshëm të këtij vendi.
Pasi që nuk kanë mundur të zgjedhin një ndërtesë të vetme për çmimin “Ndërtesa më e lartë në Kinë”, ata kanë zgjedhur katër sosh – si ndërtesat më të larta të vitit.
Ata po ashtu kanë zgjedhur fituesit në kategorinë e inovacionit, inegrimit në kuadër të mjedisit urban, si dhe çmimin e konstruksionit.
Që lista të jetë e kompletuar, ata kanë zgjedhur edhe çmimin e “trashëgimisë”, ku janë përfshirë disa nga ndërtesat që, me kalimin e viteve, janë shndërruar në simbole të arkitekturës kineze, respektivisht tashmë njihen si ikona të Kinës.
Siç dhe mund të paramendoni, ndërtesat e qytetit të Shanghait, janë më të përfaqësuarat në këtë top-listë. /NGJYRA.COM/
Ndërtesa më e mirë e lartë në Kinë
“Asia Pacific Tower & Jinling Hotel”, Nanjing / P&T Group
“Bund SOHO”, Shanghai / von Gerkan, Marg and Partners Architects
“Hainan Road Lot 10”, Shanghai / Kengo Kuma and Associates
“Wangjing SOHO”, Pekin / Zaha Hadid Architects
Çmimi për mjedis urban
“Jing An Kerry Center”, Shanghai.
Çmimi i inovacionit
“Shanghai Tower”, Shanghai.
Çmimi i konstruksionit
“Hang Lung Plaza”, Shenyang.
Çmimi i trashëgimisë
Banka e Kinës, 1990, Hong Kong.
Selia qendrore HSBC, 1985, Hong Kong.
“Two IFC”, 2003, Hong Kong.
“Jin Mao Tower”, 1999, Shanghai.
“Shanghai Centre”, 1990, Shanghai.
“Taipei 101”, 2004, Taipei.
“White Swan Hotel”, 1983, Guangzhou.
“Shun Hing Square”, 1996, Shenzhen.