Ndërtesa më e vjetër prej druri – e cila ende qëndron në këmbë

Ndërtesat më të vjetra prej druri që ende qëndrojë në këmbë janë ato në Tempullin Budist Horyu-ji në Ikaruga, Prefektura Nara, në Japoni.

Katër nga ndërtesat në këtë tempull, që datojnë nga epoka Asuka e Japonisë, kanë mbetur të paprekura.

Horyu-ji3

Ndërtimi i kompleksit kishte filluar në vitin 587 të erës sonë me urdhër të Perandorit Yomei, si një formë e lutjes për t’u shëruar nga një sëmundje.

Në atë kohë, Kyoto nuk ishte ende kryeqytet i Japonisë dhe Budizmi ishte ende një religjion i ri. Megjithatë, kur Yomei vdiq, trashëgimtari i tij, Perandoresha Suiko dhe regjenti i saj, Princi Shotoku e përfunduan ndërtimin në vitin 607 të erës sonë.

Kompleksi original i ndërtesave ishte djegur në vitin 670 për t’u rindërtuar diku rreth vitit 710.

Horyu-ji17

Duke e pasur parasysh cenueshmërinë e arkitekturës së hershme japoneze nga zjarri, kjo është një mrekulli që këto ndërtesa kanë mbijetuar të padëmtuara për kaq shumë kohë.

Kompleksi i ndërtesave përbëhet nga një faltore qëndrore pesë-katëshe, Salla e Artë përkrah saj, një portë e brendshme – dhe pjesa më e  madhe nga një korridor prej druri që rrethon zonën qëndrore të hapësirës ku ndodhet kompleksi.

Horyu-ji5

Disa historianë kanë hedhur dyshime mbi atë nëse kompleksi origjinal me të vërtetë ishte përfshirë dhe djegur nga zjarri. Nëse ky zjarr nuk ka ndodhur, kjo do to thotë se kompleksi është edhe më i vjetër.

Kompleksi është shfrytëzuar vazhdimisht për 14 shekuj dhe tani është edhe i mbrojtur nga  UNESCO si Trashëgimi Botërore.

SONY DSC

Edhe në ditët e sotme, Tempulli Horyu-ji ende i shërben qëllimit të tij origjinal dhe ruan thesare nga epokat Asuka dhe Nara të historisë japoneze. Tempulli madje përmendet edhe në klasikën japoneze, Tregimi për Genji-në. /NGJYRA.COM/

Horyu-ji9 Horyu-ji4 Horyu-ji7 SONY DSC Horyu-ji13 Horyu-ji6Horyu-ji16Horyu-ji2

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply