Ndërtesa e parë në botë që e shfrytëzon energjinë nga algat

Gjithnjë e më shumë e kuptojmë rëndësinë dhe përparësinë e burimeve alternative të energjisë, ndërkaq shkencëtarët tashmë një kohë të gjatë mendojnë që pikërisht algat mund të jenë ato që në të ardhmen mund të na ofrojnë zgjedhje stabile të energjisë së ripërtërishme.

Me siguri keni dëgjuar që ndërtesat e mbuluara me panele diellore, apo ndërtesat të cilat shfrytëzojnë energjinë e ajrit, apo keni dëgjuar për ndërtesën e cila shfrytëzon energjinë e fituar nga algat?

Erstbefuellung Algenhaus Wilhelmsburg

Arkitektët e Splitterwerkut kanë dizajnuar një ndërtesë të tillë, të quajtur BIQ, e cila do të jetë e para e këtij lloji në botë. Është e veshur me fasadë bio-adaptuese nga mikroalgat, është dizajnuar për Ekspozitën ndërkombëtare të ndërtimtarisë në Hamburg.

Ky projekt, i cili me siguri paraqet një hap para për tërë njerëzimin, është bashkëpunim i arkitektëve të Splitterwerk-ut, Strategic Science Consult of Germani, ARUP dhe Colt International, të cilët janë përgjegjës për ndërtimin e saj.

Për krijimin e fasadës nga algat, arkitektët kanë përdorur sistemin e dizajnuar apostafat në të cilin gjenden algat. Këto sisteme u mundësojnë algave që të jetojnë dhe të zhvillohen më shpejt se në natyrë, por gjithashtu edhe ofrojnë klimë të freskët në brendësi të ndërtesës.

ndertesa alga4

Përveç kësaj, bio-reaktorët “kapin” energjinë e nxehtë e cila krijohet dhe e cila mund të përdoret për furnizimin e ndërtesës.

Pas përfundimit të punëve, ekipi i ekspertëve dhe i inxhinierëve do të përcjellin me kujdes funksionalitetin e ndërtesës në mënyrë që sa më mirë të studiojnë mundësinë e burimit të këtillë të energjisë për projektet e ardhshme të ndërtimtarisë. /NGJYRA.COM/

ndertesa alga8

 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply