Islanda është një vend përplot peizazhe të mahnitshme dhe destinacione atraktive turistike, si psh. Lumi i kaltër, i cili çdo vit ndryshon pamjen e tij. Megjithatë, Islanda është po ashtu dhe vatër e disa prej peizazheve më të frikshme në botë, ku padyshim zë vend të merituar Namaskard (Námaskarð), i pagëzuar me emrin “Porta e ferrit” ose “Inferno islandez”.
Namaskard njihet për kratere të shumta vullkanike, baltën që zien, si dhe për tymin e përhershëm që e mbulon atë.
Për shkak të mineraleve që dalin nga toka, kjo zonë ka teksturë të ndyer, që përshkohet nga një spektër ngjyrash, mungesë vegjitacioni dhe mjegullen e squfurit – dhe, që të gjitha këto, e bëjnë edhe më të frikshëm peizazhin e Portës së ferrit.
Shumëkush e krahason Namaskardin me ferrin e miteve, e megjithatë, turistët që janë të shumtë në këtë vend, porosisin se në vend të ferrit – këtu do ta gjeni parajsën e tokës. /NGJYRA.COM/