Kur dikush përmend murin e madh, të gjithë përnjëherë mendojnë për objektin impresionues në Kinë, Murin e Madh Kinez, të ndërtuar nga shekulli VII para erës së re. E pra, a e keni ditur që edhe në Indi ekziston një strukturë e ngjashme?
Muri i cili rrethon fortesën e lashtë Kumbhalgarh është njëri ndër më objektet më impresionuese në Indi. Ai mbron fortesën e madhe e cila përmban më shumë se 300 tempuj të lashtë, të ndërtuar para 500 vjetësh, bashkë me vetë fortesën Kumbhalgarh.
Shpesh do të dëgjoni emra të ndryshëm për këtë strukturë impresionuese. Disa e quajnë Fortesa Kumbhalgarh apo Muri Kombhalgarh, ndërsa të tjerët sërish e quajnë Muri i Madh Indian.
Është i gjatë 36 kilometra dhe është muri i dytë më i gjatë në planet – në vendin e parë, natyrisht është Muri i njohur Kinez.
Pjesa më e gjerë e murit është 15 metra i trashë, i zbukuruar me dekorime të ndryshme, të cilat sot janë atraksion turistik, që dikur kanë shërbyer si mjet kryesor për largimin e të huajve nga muri dhe fortesa.
Muri është i ndërtuar në shtetin Rajasthan në perëndim të Indisë. Për ndërtimin e tij janë nevojitur më shumë se qindra vjetësh, ndërkaq në shekullin XIX është zgjeruar edhe më shumë.
Dikur ka shërbyer si mbrojtës i sekreteve të tempujve brenda fortesës, ndërkaq sot janë vetëm struktura të cilat rrethojnë muzeun e vizituar nga pak vizitorë për të cilin pothuajse pakkush e di që ekziston.
Pos tempujve, muri mbron edhe tokën e pëlleshme. Gjoja, dikur në vete kishte pasur aq shumë drita sa që fermerët kanë mundur të punonin edhe natën.
Muri në fillim i ka ndarë dy mbretëri: Mewar dhe Marwar. Në kohën e rrezikut të madh sunduesit e Newarit do të shfrytëzonin fortesën dhe muret si vatër të fundit të tyre.
Gjatë më shumës se pesëqind vjetësh histori, fortesa ka rënë në duart të armikut vetëm një herë – madje vetëm kur brenda mureve ka munguar uji i pijshëm.
E pra, me gjithë madhësinë e tij dhe historisë së pasur dhe interesante, Muri i Madh Indian kurrë nuk ka pasur famë botërore. Madje edhe kur e vizitojnë, turistëve u tregohet për të gjitha rreziqet të cilat muri i fsheh.
Është përplot kurthe dhe mekanizma të lashta mbrojtëse, të cilat kryesisht janë të çaktivizuar, mirëpo akoma ekziston rreziku nga ndonjë prej tyre, të cilët akoma janë në funksion. /NGJYRA.COM/