Muri i madh i Los Angeles-it (Great Wall of Los Angeles) është një mural i gjatë 840 metra që është realizuar përgjatë pjesës së brendshme të Tujunga Wash-it, kanalit që shërben për parandalimin e vërshimeve në qytet – që zakonisht shfaqen çdo vit, në periudhën mes nëntorit dhe prillit.
Ky mural është murali më i gjatë në botë, ndërsa në të janë pasqyruar skenat e shumta historike, shumica prej të cilave lidhen me qytetin e Los Angelesit dhe Kaliforninë.
Një dyzinë e vullnetarëve, historianëve, etnologëve dhe antropologëve kanë punuar 5 vjet të plota për realizmin e këtij murali, nën përkujdesje të qendrës artistike SPARC (Social and Public Art Resource Center).
Tashmë ekziston plani për zgjerimin e mëtejshëm të këtij muri, në mënyrë që të përfshihen edhe disa ngjarje tjera që lidhen me historinë e mëvonshme të qytetit. /NGJYRA.COM/