Një prej atraksioneve më të jashtëzakonshme turistike në SHBA, është Muri i Çamçakëzit në Sietëll, që lirisht mund të quhet dhe vendi më i infektuar turistik në botë.
Ky mur ndodhet në Post Alley, ndërsa fillet e tij datojnë nga fillimi i viteve të 90-ta, kur njerëzit e irrituar që prisnin në radhë për të blerë biletat e teatrit – kishin nisur të ngjitnin çamçakëzët në mur.
Fillimisht, si shenjë e pakënaqësisë për pritjet e gjata, ata ngjitnin çamçakëzët bashkë me një monedhë në mur, mirëpo, me kalimin e kohës, kjo traditë u shua – ndërsa vazhdojë vetëm ngjitja e çamçakëzëve.
Dashamirët e teatrit e kishin pastruar Murin e Çamçakëzit dy herë, mirëpo hoqën dorë në vitin 1999, kur ai u certifikua si atraksion turistik.
Tashmë mbi këtë mur qëndrojnë mijëra çamçakëzë të ngjitur, ngjyrash të ndryshme. Dhe, me rritjen e sipërfaqës së ngjitur të murit, arti i çamçakëzëve bëhet më i sofistikuar.
Në këtë mur do të gjeni dhe emra të shkruar me copa çamçakëzësh, por dhe simbole të ndryshme si zemra apo dhe shënjën e paqes.
Megjithatë, Muri i Çamçakëzit në Sietëll është shpallur dhe si një prej zonave më të ndotura me mikrobe në botë. /NGJYRA.COM/