Artistët francezë, Ella & Pitr, kanë dekoruar qytetin norvegjez Stavanger, me një vepër unikate artistike – muralin më të madh në botë, të titulluar “Lilith & Olaf”. Çifti francez ka krijuar këtë mural, me madhësi 21,000 m2, afër portit të qytetit.
Kjo vepër mbresëlënëse artistike shtrihet mbi pullazin e ndërtesës Block Berge Bygg. Ajo shpërfaq një grua të mbledhur kruspull, ndërsa pranë saj ndodhet figura e mbretit norvegjez Olafi I, që kishte sunduar në Norvegji prej vitit 995 deri në vitin 1000.
Me muralin e tyre, përndryshe deri më tash më i madhi i këtij lloji në botë, këta artistë kanë dashur të shënojnë 15-vjetorin e Festivalit Nuart, që do të mbahet më 4 shtator të këtij viti, kur ky mural do të prezantohet publikisht.
Shikojeni në vijim këtë vepër të mahnitshme artistike. /NGJYRA.COM/