Një lumë në Kolumbi, i quajtur Cano Cristales, është çudia natyrore më spektakolare në këtë vend – pasi që lumi ka pesë ngjyra.
Ky lumë që rrjedh përmes vargmaleve të Sierra de la Macarena, që nga korriku deri në nëntor, magjepsë me ngjyrat mahnitëse që reflekton uji i tij: verdhë, gjelbër, kaltër, zi dhe kuq në pjesët më të thella të tij.
Caño Cristales, ndryshe quhet edhe Ylberi i lëngët, i cili krijohet nga fenomeni unik i rritjes së bimëve të kuqe – Macarenia clavigera – në shtratin e tij.
Ngjyrat tjera ndërkaq, reflektohen nga gurët e zinj, algat e gjelbra, ujii kaltërdherëra e verdhë, që krijojnë një efekt të ylberit.
Lumi gjithashtu ka ujëvara, pishina dhe shpella, që e bëjnë atë edhe më dramatik. Për më tepër -nuk ka peshq apo gjallesa tjera, kështu që vizitorët mund të lahen pa problem në të. /NGJYRA.COM/