Mima Mounds apo Kodrinat Mima janë kupola të ulëta, të sheshta, rrethore ose ovale që mund të gjenden në të gjitha zonat veri-perëndimore të shteteve amerikane: Idaho, Oregon dhe Uashington.
Ende askush nuk e di sigurt se a janë këto kodrina misterioze varreza të indianëve, strofulla të brejtësve të kohëve të lashta, apo janë thjesht formacione natyore, dhe kur janë krijuar ato.
Kodrinat Mima janë të përbëra nga sedimente shpesh të trasha 3 deri në 50 metra dhe të larta 30 cm deri në 2 metra. Në disa zona ka vetëm disa kodrina në një hektar, ndërsa në disa të tjera numri i tyre në një hektar arrinë deri në 50.
Këto formacione jo të zakonshme janë subjekt i debatimit që nga vitet 1800-ta, kur i ka zbuluar kapiteni Charles Wilkes, i cili ishte udhëheqës i ekspeditës kërkimore amerikane. Wilkes kishte menduar se këto mund të jenë varre të indianëve, por kur kishte gërmuar në disa prej tyre, në to kishte gjetur vetëm dhe.
Në anën tjetër gjeologët kanë zhvilluar disa dhjetra hipoteza, përfshirë edhe ato për ciklin e ngrirjes dhe shkrirjes, erozionin, erën dhe bimësinë, tërmetet, tsunamin dhe shpërthimet vullkanike. Deri më tani, asnjë teori nuk është konfirmuar.
Sipas njërës prej teorive më të popullarizuara teorizohet se këto kodrina janë krijuar nga brejtësit e lashtë gjigant, të cilët në to kishin ndërtuar strofullat e tyre nëntokësore. Megjithatë, edhe kjo është vetëm një teori, sepse nuk ka asnjë provë që mund ta mbështesë. /NGJYRA.COM/