Monemvasia është një ishull shkëmbor që gjendet në lindje të Peloponezit, në Greqi, që lidhet me tokën nëpërmjet një ure. Ky ishull është i gjerë 300 metra, i gjatë një kilometër, ndërsa lartësia e tij mbidetare është njëqind metra.
I rrethuar nga shkëmbinjtë, në këtë ishull gjendet një qytet i pasur me histori, qe daton që nga shekulli e 6-të, kur dhe ishte populluar për herë të parë ky vend.
Gjatë shekujve në vijim, Monemvasia disa herë kishte rënë në duart e pushtuesve, deri në shekullin 19-të, kur ishte çliruar gjatë luftës greke për pavarësi.
Fillimisht, ishte populluar pjesa e lartë e këtij ishulli, që tashmë njihet me emrin “Qyteti i epërm”. Më pastaj, falë pozitës së tij të fshehtë, venbanimet ishin zgjeruar, duke e shndërruar atë në një qytet të fuqishëm.
Monemvasia, për një periudhë të shkurtër kohore, ka qenë madje kryeqytet dhe një prej qendrave më të mëdha tregtare të botës bizantine.
Më pastaj ky qytet kishte mbetur në harresë, deri në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, kur ishte zbuluar nga turistët.
I njohur dhe me emrin si Gjilbraltari i Lindjes, sot ky qytet është një atraksion i njohur turistik, ku objektet mesjetare janë rinovuar dhe shumë prej tyre janë shndërruar në hotele. /NGJYRA.COM/