Ndoshta nuk jeni në shkollë fillore dhe as në shkollë të mesme, megjithatë, një aksesor po ju përcjellë ende që nga ajo kohë. E dini pra, bëhet fjalë për çantën e shpinës.
Çdo vit, fëmijët, e sidomos ata të moshës adoleshente, janë në kërkim të çantave sa më unike të shpinës, që do të ishin dëshmi se ata ndjekin trendet e modës – apo dhe që kanë një stil të veçantë.
Në kohët moderne, kur gjërat që i bartim me vete vetëm sa janë shtuar në numër dhe madhësi – ndërsa kanë rënduar tejmase xhepat tanë – çanta e shpinës duket një zgjidhje ideale edhe për një pjesë të të rriturve, të cilët çantën e shpinës e konsiderojnë si aksesor të domosdoshëm.
Në vijim ju sjellim disa modele unike të çantave të shpinës për gjeneratat e reja, për dizajnin e të cilave janë kujdesur kreatorët e njohur të modës, por që mund dhe t’ju duken qesharake. /NGJYRA.COM/