Njihen si ikona të modës që kanë zbukuruar pasarelat dhe ballinat e revistave prestigjioze të modës me qindra e mijëra herë. Sot, ndërkaq, duken për mrekulli edhe pse i kanë kaluar të 50-at. Mësoni se cilat janë 10 divat e modës që ende duken të zjarrta…
10. Carol Alt, 55-vjeçe
E quajtur “Fytyra” nga revista Life, Carol Alt ka zbukuruar mbi 500 ballina të revistave të ndryshme të modës gjatë viteve të 80-ta.
9. Sharon Stone, 58-vjeçe
Para se të bëhej aktore e famshme, Sharon Stone është marrë me modelim, ndërsa ka reklamuar produketet Revlon-it dhe Diet Coke.
8. Cathy Ireland, 53-vjeçe
Kathy Ireland është paraqitur në ballinën e Sports Illustrated 13 herë me radhë. Falë fitimit nga kompania që e kishte krijuar ajo u shndërrua në një prej modeleve më të pasura në botë.
7. Kelly Preston, 53-vjeçe
Një fotograf e kishte zbuluar fytyrën e bukur të Kellyt, në Australi, kur ajo ishte vetëm 16-vjeçe. Suksesi në botën e modelimit i hapi rrugë asaj të merret edhe më aktrim.
6. Lauren Hutton, 72-vjeçe
Lauren ka zbukuruar ballinën e revistës Vogue plot 41 herë. Në vitet 70-ta dhe të 80-ta, ajo fitonte 250.000 dollarë në vit për punën 20 ditore që e bënte për kompaninë Revlon.
5. Jaclyn Smith, 70-vjeçe
Para se të bëhej pjesë e Charlie’s Angel, Jaclyn ishte modele e kompanisë Listerine si dhe promotore e produktit ‘Breck Girl’ për kompaninë Breck Shampoo.
4. Kim Basinger, 62-vjeçe
Para se të bëhej një aktore me nam, Kim fitonte hiç më pak se 1.000 dollarë në ditë duke punuar si modele për kompaninë Ford.
3. Iman, 60-vjeçe
Iman ishte muzë e shumë dizajnerëve të modës, siç janë: Halston. Calvin Klein, DKNY, Yves Saint Laurent, Versace dhe shumë të tjerë.
2. Elle Macpherson, 52-vjeçe
Së fundi Elle u angazhua si producente ekzekutive dhe kryetare e jurisë e emisionit “Britain and Ireland’s Next Top Model”, ndërsa është paraqitur pesë herë në ballinën e Sports Illustrated.
1. Christie Brinkley, 62-vjeçe
E njohur si fytyra e “CoverGirl” për 25 vjet, Christie Brinkley njihet si modelja më kontratën më të gjatë në fushën e kozmetikës në historinë e modelimit. /NGJYRA.COM/
Foto: Shutterstock