Mitet lindin në mënyra të ndryshme, edhe pse për shumicën e tyre mund t’i fajësojnë informatat e pavërteta të medieve… disa thjesht janë “sajuar”. Me gjithë dëshmitë që janë të gabueshme, njerëzit vazhdojnë t’u besojnë, ndërkaq ai besim përhapet sikur zjarri në male.
Ju rekomandojmë të lexoni edhe 3 të dëshmuara si mite të rreme, të cilave njerëzit (akoma) u besojnë.
3. Einsteini ka rënë në provim nga matematika
Ky mit ka lindur si gabim i madh i vjetër (apo shaka), ndërkaq duket që nga viti në vit po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar. Miti ka lindur në vitin 1935, i cili është botuar në revistën Ripley’s Believe it or not’ në të cilën miti shfaqet në artikullin me titull “Matematikani më i madh ka rënë në provim nga matematika”.
Shumica e studentëve (të cilët kanë rënë nga provimi i matematikës) me admirim e kanë pritur këtë mit, me siguri duke shpresuar që edhe ata do të bëhen një ditë gjeni. E pra, e vërteta është krejtësisht ndryshe.
Albert Einstein ka treguar gjenialitetin e vet në rininë e hershme – dhe ka qenë matematikan i shkëlqyeshëm. Kur ia kanë treguar artikullin e revistës, Einstein vetëm ka qeshur dhe ka thënë: “Unë kurrë nuk kam rënë në provim nga matematike. Para moshës pesëmbëdhjetëvjeçare kanë zotëruar njësitë diferenciale dhe integrale”.
2. Telefoni i parë
Të gjithë kemi dëgjuar tregimin mbi Alexander Graham Bellin, njeriun i cili për herë të parë ka shpikur telefonin dhe për herë të parë në histori të njerëzimit ka biseduar me dikë – me sekretarin e zotit Watson. Mirëpo, telefoni i parë funksional në të vërtetë është shpikur 15 vjet para ngjarjes së famshme, ndërkaq e ka shpikur Philipp Reis, shpikës gjerman.
Telefoni i parë i vërtetë është quajtur Reis Telefon dhe për herë të parë është ekspozuar në vitin 1861. Reis Telefon ka mundur të transmetojë tonet muzikore shumë qartë, ndërkaq zërat e njerëzve pak më dobët.
Nuk ka fare dyshim që për transmetimin e parë të zërit të njeriut nëpërmjet telit është përgjegjës Reisi, madje plot 15 vjet para shpikjes të njeriut i cili e ka marrë atë famë.
1. Hitleri ka qenë vegjetarian dhe nuk ka pirë alkool
Ky është një mit shumë i shpeshtë dhe i popullarizuar – mbase për shkak se e bën ironike që njeriu i cili ka shkaktuar njërin ndër gjenocidet më të mëdha në histori aq shumë i ka dashur kafshët saqë nuk ka dashur të hajë mishin e tyre apo t’i vrasë ato.
Nëse i keni besuar këtij miti – ne po ju japim lajmin e keq: Hitleri megjithatë nuk ka qenë vegjetarian.
Është e vërtetë që Hitleri ka pasur dëshirë të hajë shumë perime, mirëpo gjithashtu ka pasur dëshirë të hajë edhe suxhukun dhe proshutën gjermane, ndërkaq kuzhinierja e tij, Diona Lucas (1930) ka konstatuar që ushqimi i preferuar i Hitlerit ka qenë mishi i pëllumbit.
Dhe për të gjithë ata të cilët mendojnë që Hitleri nuk ka pirë alkool: pije të preferuara të tij kanë qenë birra dhe vera e përzier me ujë, ndërkaq këtë e ka vërtetuar edhe kamerieri i Hitlerit, Salvatore Paolini. /NGJYRA.COM/