Kawah Ijen është një vullkan i pasur me squfur që gjendet në pjesën lindore të ishullit Java, në Indonezi. Minatorët që nxjerrin squfurin ecin këmbë deri në maje të vullkanit, në lartësi prej 2.640 metrash, ndërsa brenda tij hyjnë përmes një krateri përplot acid sulfurik, në thellësi prej 200 metrash.
Mund të imagjinoni se me çfarë rreziqesh ballafaqohen minatorët në këtë minierë dhe atë për vetëm 13 dollarë në ditë.
Duke ndriçuar rrugët me pishtarë, ata hyjnë në minierën ku temperatura arrin shkallën e vlimit, me aq dritë sa të mund të shohin vetëm një liqe të squfurit të shkrirë.
Pasi ftohet squfuri dhe e merr ngjyrën e verdhë, minatorët e shkërmoqin atë nga muret e kraterit. Secili minator ndërkaq, nxjerr rreth 70 kg squfur në koshere.
Edhe më i frikshëm është fakti se, shumica e minatorëve nuk bartin maska mbrojtëse apo çfarëdo pajisje – që do t’i mbronte ata nga kontakti me një element kaq të rrezikshëm.
Fotografi francez, Olivier Grunewald, iu është bashkuar minatorëve për të regjistruar një mori fotografish të pabesueshme.
Fotografitë e mrekullueshme në serialin e njohur si “Kawah Ijen by Night” (Kawah Ijen gjatë natës), tregojnë punën e mundimshme që bëjnë minatorët dhe, njëkohësisht, peizazhin natyror të vullkanit.
Krahas fotografive të Olivierit, ju sjellim edhe fotografitë e realizuara nga Felipe Bascunan për IBTimes, i cili ka regjistruar procesin e përpunimit të squfurit jashtë minierës. /NGJYRA.COM/