Thellë nën qytetin Ekaterinburg, në Rusi, gjendet shpella më shumëngjyrëshe në botë. Muret e kësaj miniere të braktisur të kripës janë të mbuluara me motive psikoaktive, që krijohen nga mineralet.
Një pjesë më e vogël e minierës vazhdon të shfrytëzohet edhe në ditët e sotme, ndërkaq, për të vizituar pjesën e mbetur të kësaj bote shumëngjyrëshe nëntokësore, nevojitet leja e posaçme shtetërore.
Një prej njerëzve që ka arritur të merrte këtë leje, është dhe fotografi Mihail Mishainik, i cili për 20 orë me radhë ka eksploruar këtë labirinth pak të ndriçuar e të rrezikshëm nëntokësor – ndërkaq, fotografitë e tij jua sjellim në vijim. /NGJYRA.COM/