Në afërsi të lumit Peneus në Greqi, rrëzë malit Pind, mbi fushën e Thesalisë, gjendet një varg i mrekullive gjeologjike të dala nga toka të njohura si Meteora apo shkëmbinj të varur në qiell.
Era, uji dhe klima e ashpër këtu kanë gdhendur shtylla gjigante prej guri ranor, lartësia e të cilave arrin deri në disa qindra metra.
Që nga shekulli i 15-të në këto shtylla janë ndërtuar manastire ortodokse. Gjithsej në to janë ndërtuar 24 manastire, ndërsa vetëm 6 prej tyre (pesë për meshkuj dhe një për femra) janë ruajtur deri në ditët e sotme.
Në vitin 1988 kompleksi i manastireve Meteora është bërë pjesë e listës së UNESCO-s si pjesë e Trashëgimisë Botërore.
Murgjit e parë në këtë rajon janë shfaqur në shekullin e 11-të, por manastiret në vende të tilla të paarritshme filluan të ndërtohen në vitin 1453, për shkak të shqetësimeve lidhur me pushtimin e rajonit nga osmanlinjtë (disa manastire filluan të ndërtohen edhe me herët, por jo nga grupi Meteora).
Deri tek manastiret mund të arrihet vetëm me anë të shkallëve të mëdha apo me anë të rrjetave të gjata të bëra nga litarët, të cilat ndërrohen vetëm atëherë kur, siç thonë murgjit, “Zoti i këputë”.
Në ditët e sotme deri tek manastiret mund të arrihet me anë të shkallëve të gdhendura në shkëmb, apo urave që i lidhin manastiret me shkëmbinjtë e afërt. /NGJYRA.COM/