Shpesh thuhet se gjërat më të dashura në jetë janë ato që nuk kushtojnë fare. Duket se kjo formulë vlen edhe për gjininë femërore – pasi që, sipas një studimi – komplimentet dhe përkëdheljet, janë në maje të listës së 50 gjërave që femrat i bëjnë të ndjehen të lumtura.
Megjithatë, femrat po ashtu kënaqen kur iu dhurohen lulet ose ndonjë dhuratë e veçantë. Pastaj, ato ndjehen të lumtura kur ia dalin të blejnë diçka me lirim – kur marrin ndonjë parfum me vlerë, apo edhe të brendshme seksi.
Studimi po ashtu ka treguar se disponimin e gjinisë femërore mund ta ndryshojë madje edhe blerja e një llaku të thonjve apo dhe dhëmbët e pastër.
Gjithashtu bëhet e ditur se femrat kënaqen edhe kur bëjnë muhabet me miq, apo kur kuptojnë se sërish mund të veshin ndonjë veshmbathje – që për një kohë nuk kishin mundur të vishnin për shkak të peshës trupore.
Sidoqoftë, në mesin e 10 gjërave të para që i bëjnë femrat të lumtura, janë edhe komplimentet.
Disa femra ndërkaq, kanë deklaruar se janë të lumtura kur lexojnë ndonjë libër të mirë – ndërsa një e katërta e tyre pëlqen që dikush tjetër t’ua përgatisë ushqimin. /NGJYRA.COM/