“Unkai” (deti i reve) me pamjen e tij magjike si në përralla, për vite me rradhë tërheq shumë turistë në vendpushimin turistik Tomamo, në ishullin Hokkaido në Japoni.
Turistë nga e gjithë bota e vizitojnë këtë vend për shkak të pamjes së bukur të detit të reve, lindjes së diellit si në përralla dhe pamjes së majave të kodrave Hidaka dhe Tokachi, të cilat butësisht i përshkojnë retë.
Mirëpo, jo të gjithë e kanë fatin ta shijojnë pamjen spektakolare, meqë retë formohen vetëm herët në mëngjes, ndersa gjasat që ato të formohen janë rreth 30-40 për qind.
Megjithatë, i gjithë tregimi ka ndryshuar me aplikimin e “sistemit të ri të gondolave” (teleferik) për bartjen e organizuar të turistëve, me të cilin është mundësuar që rruga prej vendpushimit turistik deri tek restoranti të përshkohet pikërisht për 13 minuta (me një çmim prej rreth 20 dollarësh per person).
Kur formohet deti i reve, restoranti “vërshohet” nga turistët, numri i të cilëve rëndom sillet rreth 1.000. Ata më me fat mund të gjejnë vende të lira për t’u ulur për të ngrënë mëngjes ose pirë kafe dhe ta shijojnë peisazhin magjik përpara tyre.
Tarraca apo pika vëzhguese e këtij vendpushimi turistik ndodhet në një lartësi mbidetare prej 1088 metrash. Zakonisht ajo është e hapur në muajt e verës (deri në shtator), ndërsa “gondolat” i bartin turistët në orët e hershme të mëngjesit, që është nga ora 04:00 deri në orën 08:30, kur retë shpërndahen. /NGJYRA.COM/