Keni përvojë, andaj mendoni që dini çdo gjë mbi seksin? Epo nuk është kështu. Fakte të shumta për aktivitetin e këtillë argëtues nuk i dini…
Në vijim po ju sjellim 11 fakte më interesante të panjohura mbi seksin:
- Mashkulli mesatar, i shëndetshëm, prodhon përafërsisht 300 milionë spermatozoide gjatë orgazmës. Vetëm një mjafton për të pllenuar qelizën vezore.
- Edhe pse ndoshta ju duket ndryshe, zgjatja e orgazmës është më e madhe te femrat sesa te meshkujt. Ajo zgjat mesatarisht 20 sekonda, gjë që është për 14 sekonda rezultat më i mirë sesa te meshkujt.
- Orgazma është e mirë për shëndetin tuaj. Te femrat zvogëlon rrezikun nga pika në zemër, infarkti, kanceri i gjirit dhe depresioni.
- Seksi është ushtrim i shkëlqyeshëm fizik. Gjatë tridhjetë minutave të marrëdhënies mund të digjni 200 kalori.
- Një hulumtim kanadez ka treguar që të gjitha femrat, pavarësisht nga përcaktimi seksual, reagojnë ndaj stimulimeve të ndryshme seksuale. Kështu mund të eksitohet trupi edhe i mashkullit edhe i femrës.
- Kur jemi të eksituar, shumë më pak ndiejmë gërdi ndaj gjërave të caktuara.
- Shkencëtarët kanë dëshmuar që gjatë stimulimit të vagjinës, klitorisit dhe sisëve ndodhin aktivitete të ndryshme në pjesë të trurit.
- Njerëzit të cilët flasin hapur për seksin janë më të kënaqur me jetën e tyre seksuale.
- Disa individë thonë që, derisa mendojnë për ushqimin, përjetojnë diç ngjashëm me eksitimin seksual.
- Nëse është për t’u besuar shkencëtarëve, shumë më mirë përballojmë dhembjen kur jemi të eksituar.
- Pjesa e trurit është e ngarkuar me frikën dhe anksiozitetin nuk tregon kurrfarë aktiviteti gjatë orgazmës. /NGJYRA.COM/