Meenakshi Amman – tempulli mbresëlënës në Indi

Në një nga metropolet më të vjetra në botë, në qytetin Madurai në Indi gjendet tempulli i pazakontë i dedikuar Perëndeshës hinduse Parvati dhe bashkëshortit të saj Shivi. Ky tempull zë një sipërfaqe prej 180.000 metra katrorë.

Në këtë kompleks të madh ka 10 kulla të njohura si gopuram, prej të cilave më e larta është ajo në pjesën jugore (170 metra) e ndërtuar në vitin 1559, ndërsa më e vjetra është ajo lindore e ndërtuar  në vitin 1216.

www.hdnicewallpapers.com

Në secilën prej këtyre kullave shumëkatëshe tepër mbresëlënëse ka mijëra e mijëra skulptura prej guri, të cilat paraqesin kafshë, demonë dhe perëndi nga religjioni Hindu. E pazakontë për tempujt hindu, Meenakshi Amman i është dedikuar një hyjnie femër.

Më shumë se 15.000 njerëz e vizitojnë çdo ditë këtë tempull mahnitës, ndërsa ditëve të premte kjo shifër dyfishohet.

Meenakshi25

Çdo herë në muajin prill dhe maj kur këtu mbahet festivali, tempullin Meenakshi Aman (ku mina do të thotë peshk, ndërsa aksi- sy) e vizitojnë disa milionë njerëz dhe kjo traditë është e vjetër më shumë se 600 vjet. /NGJYRA.COM/

Meenakshi13 Meenakshi14 Meenakshi15 Meenakshi11 Meenakshi3 Meenakshi19 Meenakshi28 Meenakshi21 Meenakshi4 OLYMPUS DIGITAL CAMERA Meenakshi6 Meenakshi17 Meenakshi20 Meenakshi26 Meenakshi30 Meenakshi5 Meenakshi29 Meenakshi9

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply