1. Automobili më i shpejtë në botë: 431 km/h
Aktualisht automobili më i shpejtë në botë, i prodhuar përmes rrugëve legale (për dallim prej automobilave prototipë apo automobilave të modifikuar) është Bugatti Veyron Super Sport , i cili mund të arrijnë shpejtësinë prej 431 km/h.
Përderisa janë bërë vetëm 5 kopje të modelit që ka arritur rekordin botëror, nga totali prej 30 Super Sports, 25 të tjerat gjithashtu do ta arrijnë këtë shpejtësi me kufizues të fikur.
Një panel i ekspertëve të Guinness-it, i cili ka shqyrtuar çështjen e fikjes së kufizuesit, konsideron se ky nuk është modifikim, andaj si i tillë ai i përmbushë kushtet për rekord.
2. Njeriu më i shpejtë në botë: 41,38 km/h
Më 17 maj 2009, Usain Bolt vrapoi 100 metra e fundit të një gare në 150 metra për vetëm 8,70 sekonda, që është koha më ë shpejtë e regjistruar ndonjëherë e vrapimit të një qenie njerëzore në distance mbi 100 metra.
Kjo është e barabartë me një shpejtësi mesatare prej 41,38 km/h. Mirëpo, ky nuk është një rekord zyrtar botëror meqë IAAF – organi drejtues i Atletikës Ndërkombëtare – nuk e njeh këtë distancë.
Megjithatë, më vonë, në gusht të këtij viti, Bolt arriti rekordin zyrtar botëror në 100 metra, të cilën distancë e përshkoi për 9,58 sekonda.
3. Kompjuteri më i shpejtë në botë: 33,86 quadrilionë llogaritje për sekondë
Në nëntor të vitit 2014 “Tianhe-2”, superkompjuteri i zhvilluar nga Universiteti Kombëtar i Kinës për Teknologji të Mbrojtjes, e ruajti pozitën e tij si superkompjuteri më i shpejtë në botë për të katërtën herë radhazi – me një performance prej 33,86 petaflop/s (quadrilionë të llogaritjeve për sekondë) në standardin Linpack.
Ky superkompjuter, i cili aktualisht ndodhet në Universitetin Sun Yat-sen, Guangzhou, në Kinë, është zhvilluar nga një ekip i 1300 shkencëtarëve dhe inxhinierëve.
Përndryshe, Quadrilioni, në Britani të Madhe është numër që paraqitet me një 1-sh dhe 24 zero, ndërsa në SHBA është numër që paraqitet me një 1-sh dhe 15 zero.
4. Treni më i shpejtë në botë: 581 km/h
I ndërtuar nga Kompania Qendrore e Hekurudhave të Japonisë (JR Central) dhe Industritë e Rënda Kawasaki, treni më i shpejtë në botë arriti shpejtësinë rekorde prej 581 km/h, më 2 dhjetor 2003.
Treni eksperimental Maglev MLX01 përdor fushën magnetike për t’i vënë në lëvizje automjetet me magnet në vend të rrotave, boshteve dhe kushinetave.
5. Kafsha më e shpejtë në botë: 120 km/h
Cheetah (një lloj Gepardi) është kafsha me shpejtë qe jeton ne tokë, e cila e arrinë shpejtësinë deri në 120 km/h. Kjo kafshë, që jeton kryesisht në Afrikë, por edhe në disa pjesë të Iranit, me një hov e përshkon distancën deri në 500 m dhe ka aftësinë për të përshpejtuar nga 0 deri në 100 km/h për tre sekonda.
Cheetah mund të përshpejtojë lëvizjen e tij katër herë më shpejtë se njeriu, falë fuqisë së madhe të muskujve dhe mund të ngadalësojë shpejtësinë për 14 kilometra në orë, me një hap të madh.
6. Ambulanca më e shpejtë në botë: 300 km/h
E quajtur “ambulancë më e shpejtë në tokë,” ambulance më e re e Dubait është një Lotus Evora e rinovuar, e cila e shpije stafin medicial për intervenime emergjente në destinacioin e nevojshëm me shpejtësi deri në 300 km/h.
50 pjesëtarë të stafit mjekësor të emergjencës së Dubait, me siguri do të duhet të ndjekin orë shtesë të vozitjes, në mënyrë që të mund ta përdorin këtë auto-ambulancë, vlera e të cilës është hiç më pak se 160,000 dollarë, në trafikun e tmerrshëm në këtë vend.
7. Gjëja e gjallë më e shpejtë në botë: kërpudha
Përderisa gepardi arrin shpejtësinë deri në 120 km/h dhe peshku me vela mund t’u shpëtojnë grabitçarëve në det duke lëvizur me shpejtësi prej 109 km/h, ata as që mund të krahasohen me “Pilobolus crystallinus”, e njohur edhe si “kërpudha e plehut”.
Pilobolus crystallinus është gjëja e gjallë me lëvizjen më të shpejtë në planetin tonë dhe gjendet në një nga vendet më të paimagjinuar: në jashtëqitje të kalit, apo shtazëve të tjera.
Pilobolus mund të përshpejtojë lëvizjen e saj – kërcimin nga fekalet shtazore drejt barishtës së afërt – deri në mbi 70 km/h – qysh në milimetrin e parë të fluturimit të saj.
Meqë janë shumë të vogla, për këto kërpudha – në formë të pikës së ujit – ajri është më i dendur, kështu që zgjidhja e vetme është që të çajnë ajrin sa më shpejtë që është e mundur me tërë fuqinë, për të arritur deri tek bari i freskët.
Ato arrijnë shpejtësinë prej 0 deri në 20 km/h vetëm për të 2 miliontën pjesë të sekondit.
8. Ndryshimi më i shpejtë temperaturës: rritje për 27 °C brenda dy minutave
Më 22 janar 1943, rreth 07:30, qyteti i Spearfish, Dakota Jugore kishte temperaturën -20 °C. Megjithatë, shumë shpejt filluan të frynë erëra – dhe dy minuta më vonë, në orën 07:32, temperatura ishte +7 °C, duke e bërë atë ndryshimin më të shpejtë të temperaturës që është regjistruar ndonjëherë në tokë.
Në orën 09:00, temperatura ishte ngritur deri në 12 °C, por papritmas era kishte pushuar duke bërë që temperatura të ulet përsëri në – 20 °C. Përndryshe kjo ulje kishte zgjatur vetëm 27 minuta.
Kjo është shkaktuar nga “erërat Chinook”, një fenomen ky i motit të zones.
9. Reperi më i shpejtë në botë: 14,1 rrokje për sekondë
Në janar të vitit 2005, reperi NoClue fitoi titullin e reperit MC më të shpejtë në botë nga Libri i Rekordeve të Ginisit, për rep seancën prej 723 rrokjeve në 51,27 sekonda (14,1 rrokje për sekondë) në këngën e tij “New West”.
Ky rekord është shënuar në Seattle B & G Studios, më 15 janar 2005 në praninë e një terapisti të licencuar të të folurit.
10. Rrëshqitësja më e shpejtë me ujë: 105 km/h
Në Fortaleza të Brazilit gjendet rrëshqitësja me ujë më e lartë në botë e quajtur “Insano”. Me një lartësi prej 41 metrash, kjo rrëshqitëse është regjistruar në Librin e Rekordeve të Ginisit.
Për ta përshkuar këtë distancë, e cila është e barabartë me lartësinë e një ndërtese 14-katëshe, prej pikës më të lartë e deri tek zhytja në pishinë nuk duhen më shumë se katër ose pesë sekonda, ndërsa shpejtësia e rrëshqitjes arrin deri në 65 kilometra në orë.
Në faqen e internetit të këtij parku ujor brazilian, kjo pajisje ekstreme përshkruhet si pajisja më ekstreme e këtij lloji në planetin tonë.
Në fund të tatëpjetës, nivelet e rrëshqitëses mundësojnë një zhytje të sigurtë në pishinë. Photocredits: Odee /NGJYRA.COM/